Më shumë se gjysmë ore, avioni me të cilin po fluturonte kryeministri Zoran Zaev dhe një pjesë e delegacionit të qeverisë, që po ktheheshin nga samiti ekonomik në Davos të Zvicrës, nuk ishte në gjendje të ulet në Aeroportin e Shkupit për shkak të borës së madhe dhe motit të ligë.
Piloti disa herë pa sukses ka tentuar të ulet në Aeroportin e Shkupit, por sipas të gjitha gjasave u dha urdhër që ulja të bëhet në Aeroportin e Sofjes në Bullgari.
Zaev tashmë duhej të ishte në selinë e LSDM-së, ku partia pritet të diskutoj për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.