Dronë, elefantë dhe qindra rojëtarë pylli u mobilizuan në lindje të Indisë për gjetjen e një leopardi i larguar nga një park zoologjik, njoftuan të premten autoritetet.
Leopardi pjesë e familjes së maceve, katër vjeç i pagëzuar me emrin Sachin ishte larguar ditën e Vitit të Ri nga kompleksi në ”Bengal Safari Park’’, që ndodhet pranë qytetit të Siligurit, porta hyrëse në zonën turistike të Darjeeling në shtetin e Bengalit Perëndimor.
“Dy dronë të pajisur me kamera, katër elefantë të trajnuar dhe njëqind rojtarë të pyllit janë mobilizuar për gjetjen e leopardit”, pohoi për median Vinod Kumar Yadav, një zyrtar i administratës rajonale përgjegjëse për parqet e kafshëve të egra.
Ai ka jetuar gjithmonë në hapësira të izoluara të parqeve zoologjike dhe kurrë nuk ka sulmuar sikur një kafshë të vetme. Ai është ushqyer gjithnjë nga personeli i parqeve “, thekson Yadav. Shpresojmë që ai të kthehet pranë kafazit të tij për të ngrënë vaktin kur të jetë i uritur./atsh