Nga Ismet Jonuzi-Krosi
FSHATI DOBËRDOLL ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT”
(Ky material është botuar në gazetën FAKTI 2003 dhe në formën e zgjeruar të studimit e kam botuar në librin e fshatrave JETA DJE DHE SOT NË LUGINË E POLLUGUT 2006)
Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 7 km larg Gostivarit shtrihet fshati Dobërdoll. Daton që nga mesjeta e hershme në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Nikitit të Rashçes, ndërsa në historiografinë e Perandorisë Osmane haset në vitin 1455 me 52 shtëpi, 8 të martuar, 14 kopshte, 1 vresht me një pasuri prej 5915 akçë. Ky fshat prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut, ka 5 këshilltarë komunal të cilët në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1200 shtëpi e mbi 6 mijë banorë. Kufizohet me Toplicën, Pozharanin, Kalishtën, Negotinën e Pollogut dhe Tumçevishtin.
Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat paska qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjashme, ku uji me kalimin e kohës ka krijuar Lugun e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Niketës së Rashçes, po ashtu në shekullin e XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Dobrdoll përmendet se ka pasur 52 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/.
Ndërsa në regjistrimet e perandorisë osmane haset me këto të dhëna në vitin 1452/53 kanë jetuar 52 familje, 8 të pamartuar, 1467/68 kanë jetuar 68 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitin 1481/82 kanë jetuar 65 familje, 4 vejusha, në vitin 1544/45 kanë jetuar 36 familje dhe 6 të pamartuar, në vitin 1568/69 kanë jetuar 30 familje dhe 16 të pamartuar si dhe për herë të parë hasen edhe 2 familje të fesë islame. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/
Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si NETKO, b. GONIT- fsh. Dobridoll TD 372- viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.
MASAKRAT NË DOBËRDOLL NË VITIN 1913
Çetat që ndihmuan ushtrinë serbe vendosën të digjnin fshatin Dobërdoll dhe të vrisnin banorët e pafajshëm, pasi paria e fshatit, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit 1913, nuk e lejoi ushtrinë serbe dhe çetatçetnike që të hynin në fshat, për të kërkuar personat që kishin ndihmuarkryengritjen. Çetat çetnike serbe mundën të hynin në fshat me dhunëdhe pushkatuan në qendër të fshatit 5 veta nga paria dhe doni të digjninfshatin, dëshmorë ranë; Asllan Baftija, Abdi Jusufi,Aqif Bakija, QamilPajaziti dhe Rakip Pajaziti. Por fshatarët paguan 300 lira flori për të shpëtuar fshatin nga djegia.
MBURRJA E DOBRIDALLASVE
Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilës i kanë dhënë personalitete me nam si Qamil Pajaziti, i cili ka pasur të kryer Akademinë Ushtarake- kryetar i rrethinës ndërsa Rakip Pajaziti përgjegjës prej Tetove deri në Ohër, të cilin okupuesit bullgar e kanë pushkatuar si dhe përmenden tre të ekzekutuar në vitet 1912 deri më 1918, po ashtu përmendet sinonimi, pishtari i çështjes kombëtare intelektuali i rrallë i këtyre anëve Sali Lisi si dhe Bajram Dobridolli, që duhet të ndriçohen në historiografinë shqiptare.
Ndër mësuesit e parë nga Dobridolli përmenden me pietete si; Muharrem Zeqiri, Muharrem Shabani, Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili, Selim Vehapi, Femi Qazimi, Xhevat Halili, Ismailqemal Ismaili, Zudi Haliti, Imer Fejzuli, Naibe Doko-Ibrahimi, Safet Ibrahimi, Jusuf Milaimi, Asllan Ismaili, ku vlen të përmenden si mr.scc. Melik Arsllani-profesor i artit figurativ, piktori Ali Sinani i cili punon dhe vepron në Zvicër. I po këtij fshati është shkrimtari, historiani dhe politologu Xhemal Ahmeti, i cili në vitet e 80-ta u dënua me 6 vjet burg për kundërrevolucion dhe “Kosovën Republikë”. Ai sot është ligjërues i filozofisë, mediave dhe historisë në institute të ndryshme të perëndimit dhe jeton në Zvicër si dhe shumë e shumë emra të tjerë që janë në rrjedhat e ndryshme shoqërore-politike, ekonomike, kulturore-arsimore e të ngjashme.
TË DHËNAT E FAMILJEVE
Fshati ndahet në katër lagje; Jakupe, Halile, Lice (për të cilët thonë se janë me të lashtë në këtë fshat) dhe Alisane. Si në të gjitha fshatrat edhe në Dobridoll janë meratë (llagapet që ende i ruajnë me xhelozi) e familjeve si; Gjonket, Leket, Canallarët, Pangjellët, Licet, Preshket, Stepet, Doçet etj.
VEND-EMËRTIME
Vend-emërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vend-emërtimet në kodra-male-fusha; Kuçi Baba, Rrafsha e Madhe, Rrafsha e Lëndinës, Rrafsha e Sadikut, Rrafsha e Tafëçarkut, K’shtijat e Ngata, K’shtijat e Largta, Pulishtejna, Tumba ku më të vjetrit thonë se ka pasur katër kisha të lashta dhe se kanë pesë vend-varreza, Përroi, Udha e Fushës, Udha e Shkupit, Ara e Gjatë, Ara e shkurt, Dragsia, Shullankat, Arat e Jazit, Arat e Toplicës, Arat e Pesokut, Arat e Mosdaçes, Arat e Tomçevishtit etj.