Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për jetën e tij private, dhe për zërat se ka qenë i martuar me dikë tjetër, para se të takohej me gruan e tij, Anita Muçajn.
“Është folur, ose është përmendur që kam pasur jetë bashkëshortore përpara”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Djalë i ri kam qenë, por i martuar s’kam qenë ndonjëherë në jetën time përpara”, është shprehur ai.
“S’kam pasur martesë asnjëherë. E vetmja herë që jam martuar në jetë, ka qenë me Anitën”, ka deklaruar Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se sipas pikëpamjes së tij, “martesa është një akt që ndodh një herë në jetë”.