Xhevad al-Halisi, një prej autoriteteve shiite të Irakut, ka bërë thirrje për protestë kundër pushimit amerikan në vend.
Në komunikatën me shkrim me titull “Mobilizimi i të premtes kundër pushtimit”, lëshuar nga zyra e al-Halisit, i cili banon në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, u bëhet apel qytetarëve që pas namazit të xhumasë të dalin në protesta në mbarë vendin kundër pushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Jo Amerikës”, “Jo pushtimit”, “Po islamit”, janë disa nga shprehjet që zënë vend në këtë komunikatë.
Pretendohet se pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tërheqjen e ushtarëve nga Siria, këta ushtarë do të vendosen në bazat amerikane në veri dhe perëndim të Irakut.