Ballina Bota Kanadaja kërkon 1 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Kanadaja kërkon 1 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Ju kujtohet koha kur thoshit se dëshironi të zhvendoseni në Kanada? “CNN” thotë se kjo është koha e duhur për të bërë gati valixhet.

Parlamenti kanadez ka bërë të ditura planet për të shtuar më shumë se një milionë rezidentë permanentë në 3 vitet e ardhshme. Kjo përafërsisht përbën 1 për qind të popullsisë së vendit për secilin vit.

Kanadaja ka mirëpritur më shumë se 286 000 rezidentë të përhershëm në vitin 2017 dhe projekton të mirëpresë rreth 350 000 këtë vit. 360 000 të tjerë në vitin 2020 dhe 370 000 në vitin 2021.

Ministri për Emigracionin, Refugjatët dhe Shtetësinë i Kanadasë, Ahmed Hussen, i cili vetë është një emigrant nga Somalia, tha se edhe falë emigrantëve “Kanadaja është kthyer në një shtet të fuqishëm dhe kumbues të cilin të gjithë e gëzojmë.”

Emigrantët e rinj pritet të ndihmojnë në përballimin e shifrave të popullsisë në plakje të Kanadasë dhe rënien e lindshmërisë teksa në krahun tjetër rrit forcën punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj ardhjeve të emigrantëve vjen në një kohë që shumë shtete perëndimore, përfshirë SHBA-të po implementojnë politika kufizuese të emigracionit. /tvklan.al