Uniformat blu nga SPB-Tetovë të stacionit policor në Gostivar, më datë 8 janar 2019, nga ora 15 -16, kanë kryer një bastisje në një objekt në rrugën “Jordan Jordanovski” në Gostivar, ku banonte përkohësisht 30-vjeçari B.S. nga Gostivari, transmeton Tetova News
Në buletinin ditor të MPB theksohet se gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të organeve të drejtësisë, në këtë objekt janë gjetur sende të vjedhura: vepra arti, mjete të ndryshme, objekte…
MPB njofton se B.S. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Gostivar për shkak të dyshimit se është autor i mbi 20 vjedhjeve të rënda./tetova.com