Zvarritja e punimeve për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë të madhe te banorët e Likovës dhe Kumanovës.
Premtimeve të shumta parazgjedhore të politikanëve për hapjen e kësaj pike që shkurton për tre herë distancën në mes Kumanovës dhe Gjilanit nuk ju besojnë më banorët e Karadakut.
Madje, ata fillojnë e tallen sa herë që përmendet kjo temë. Vite më parë një banor i Llojanit u bë hit në media me deklaratën e tij për këtë pikë kufitare.
Në stilin e tij ditë më parë është përgjigjur edhe një banorë i Sllupçanit, kur u pyet për këtë temë.