Ballina Argëtim Kuriozitete Lind viçi me një sy (VIDEO+FOTO)

Lind viçi me një sy (VIDEO+FOTO)

Një viç, i lindur me një sy po adhurohet si Zot në lindje të Indisë. I vogli, pamja e së cilit ka ardhur si pasojë e një defekti në lindje, sipas DailyMail lindi në Bardhaman, në Bengalin Perëndimor.

Pronari i tij thotë se qëkur lindi, njerëz të shumtë kanë shkuar për ta parë atë nga afër. “Ata e konsiderojnë një mrekulli të Zotit dhe kanë nisur ta adhurojnë”, shprehet ai.

Viçi ka ciklopi, një çrregullim të rrallë kongjenital që ndodh si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. kjo gjendje zhvillohet në bark të nënës, kur hemisfera e majtë dhe e djathtë e trurit nuk ndahen siç duhet në fazat e hershme të shtatzënisë.

Krijesat me këtë gjendje zakonisht janë të porsalindura, ose vdesin shumë shpejt pas lindjes, për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe trurin.