Ballina Aktualitet Lajme Lista e kandidatëve të mundshëm për president, mes tyre Teuta Arifi, Imer...

Lista e kandidatëve të mundshëm për president, mes tyre Teuta Arifi, Imer Selmani dhe Oliver Spasovski

RADMILLA SHEQERINSKA

NIKOLLA DIMITROV

IMER SELMANI

OLIVER SPASOVSKI

DENKO MALEVSKI

STEVO PENDAROVSKI

TEUTA ARIFI dhe

TAKI FITI

Sipas burimeve të TV21, këta janë vetëm disa emra të propozuar nga kryeministri Zoran Zaev, për kandidat të mundshëm konsensual në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kryeministri ka paralajmëruar debat brendapartiak, i cili do të shndërrohet në konsultime më të gjëra me partnerët e koalicionit qeveritar si dhe me sektorin publik, por kjo do të mundësohet nesër në mbledhjen e paraparë të kryesisë qendrore të LSDM-së.

Imer Selmani thotë se është befasur që edhe emri i tij por përflitet për kandidat të mundshëm për president. Megjithatë ai shton se deri tani nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga LSDM, ose BDI për të biseduar për këtë temë.

“Ka analizë të mendimeve për rejtingjeve të individëve të cilët partitë politike janë duke i bërë, veçanërisht ata të cilët janë duke i birë ata në pushtet. Edi se emri im rrotullohet njëri prej atyre emrave, po personalisht isha i befasuar edhe më herët se isha i renditur në anketat e fundit si një kandidat i mundshëm. Por unë si Imer Slemani, ende d.th nuk kam asnjë bisedë me asnjë parti politike për tu kandidat si një kandidat i mundshëm”, tha Imer Selmani.

Edhe emri i ministrit i brendshëm Oliver Spasovski po përflitet se kandidat i mundshëm për president, por ky i fundit thotë se gjithçka do të vendoset brenda organeve partiake.

“Unë mendoj për atë se si ta realizojmë gjithë procesin. Mendoj se si të zhvillojmë një debat brenda partisë dhe këtë çështje, së pari, do ta hapim në suaza të partisë e pastaj edhe në opinionin publik. Unë kam përgjegjësi si nënkryetar i Qeverisë, por edhe si nënkryetar i partisë, që të mendoj se si të zgjedhim një njëri i cili do t’u pëlqente qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Oliver Spasovski.

Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela thotë se partia e tij do të del me kandidat të vet. Ndërsa idenë e BDI-së për kandidat konsensual e quan vetëm një tentim për t’i ikur përgjegjësisë së zgjedhjes së Ivanovit për president.

“Ata nuk kërkojnë kandidat konsensual, por thjesht e përdorin këtë term edhe pse kryeministri Zaev i kundërshtoi shumë hapurazi, dhe tha që kandidat LSDM-ja mendon për kandidat të LSDM-së. Ata vetëm duke përkrahur kandidatin e një subjekti politik duan të fshin faktin që ata e zgjodhën direkt duke i detyruat shqiptarët të bojkotojnë, Gjorge Ivanovin president të shtetit. Dhe ata janë përgjegjës për të gjithë të pabërat e Zotit Ivanov”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

E nga BDI mbetën të qëndrimit se, Denko Malevski, është kandidati më serioz për president të vendit, por ende nuk kanë vendosur përfundimisht, pasi kjo do të bëhet e ditur pas takimit Zav-Ahmeti.

Deri tani emri zyrtare për kandidat është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev.

Zgjedhjet presidenciale priten shpallen nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, e 8 shkurt, dhe të mbahen me 21 prill të këtij viti.