Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite ka marrë masa urgjente për vazhdimin e pushimit dimëror për dy ditë, për shkak ajrit të ndotur në më shumë qytete në Maqedoni, si dhe parashikimet meteorologjike për ditët e ardhshme, transmeton Portalb.mk.
Në këtë periudhë Qeveria, para se gjithash, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ndjekin gjendjen në bazë të cilës, dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të vendosin rreth kohëzgjatjes së vazhdimit të pushimit dimëror.
Qeveria më parë i deklaroi edhe masat tjera alarmante kundër ndotjes së ajrit, me të cilat i detyroi ministritë kompetente.