Mbreti i Malajzisë Muhammad V dha dorëheqjen të dielën. Kjo është hera e parë që një monark u largua nga froni para se të përfundonte mandatin e tij pesë vjeçar, trasnmeton Gazeta Metro.
Dorëheqja e mbretit hyn në fuqi menjëherë, tha Pallati Kombëtar në një deklaratë. Asnjë arsye nuk u dha dhe zyrtarët e pallatit nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.
Malajzia ka nëntë familje mbretërore, të cilët zakonisht me rend ulen në fron. Zgjedhja e mbretit të ardhshëm mund të vendoset me një votim në Këshillin e Sundimtarëve, të përbërë nga të gjitha nëntë familjet mbretërore.
Deklarata e pallatit tha se mbreti ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë nga Këshilli i Sundimtarëve dhe falënderoi kryeministrin dhe qeverinë.
“Lartësia e Tij ka punuar drejt përmbushjes së përgjegjësive të tij që i janë besuar atij si kreu i shtetit, duke shërbyer si një shtyllë stabiliteti, burimi i drejtësisë dhe thelbi i unitetit për popullin”, tha deklarata e pallatit.
Dorëheqja vjen pak javë pasi mbreti rifilloi detyrën e tij pasi kaloi dy muaj larg në leje mjekësore.
Imazhet që kanë për qëllim të tregojnë se mbreti u martua në Rusi u shfaq në mediat sociale në dhjetor. Pallati nuk iu përgjigj kërkesave për komente mbi fotot apo raportet e martesës. /gazetametro.net