Ballina Top Lajm NJË DOKUMENT I SHËRBIMIT SEKRET SERB PËR HOXHALLARËT

NJË DOKUMENT I SHËRBIMIT SEKRET SERB PËR HOXHALLARËT

Shkrim i publikuar në Facebook nga Ahmet Selmani

“Kur të arrijmë marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosmet, grumbullimin e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd mund t’i çojmë poshtë, pjesa më e madhe e fondeve duhet të investohen për ndërtimin e xhamive. Vendet për ndërtimin e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesët sa më të dukshme afër autostradave, shkollave, qendrave të qyteteve. Xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të jenë të dyfishta ose të trefishta.
Krahas xhamive, kudo duhet të përhapen edhe shkollat islamike (medresetë), dhe në ato vende ku nuk ka interesim, duhet t’i bartin fëmijët dhe të rinjtë nga vendi ku islami ka rëndësi më të madhe sesa kombi, siç janë viset e Mitrovicës, Vushtrisë, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Prizrenit.

Krahas operativëve shqiptarë, ndihmesë të madhe do të jepnin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku, duke marrë parasysh edhe romët dhe ciganët të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të përfshihen në mënyrë aktive në islam.
Krerët e bashkësive islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosmetit dhe Bosnjës janë nën kontrollin tonë dhe punojnë që të përfshijnë sa më shumë njerëz të cilët janë të njohur dhe me ndikim në mjediset shqiptare, nga sporti, muzika, media dhe politika. Në disa parti të rëndësishme politike shqiptare tanimë kemi njerëz të cilët punojnë për ne dhe të cilët fuqishëm e mbështesin islamin, dhe që janë të lidhur me krerët që e përhapin islamin në viset ku islami dhe xhamitë nuk kanë ekzistuar kurrë.

LEXO edhe:

Në vendet perëndimore kemi dërguar njerëzit tanë nga bashkësia islame e Kosmetit dhe Sanxhakut të cilët janë nën mbikëqyrjen e ambasdave tona në Zvicër, Gjermani, Belgjikë. Me këtë do të kemi sukses të madh që t’i përçajmë shqiptarët jashtë, kryesisht Zvicra dhe Gjermania janë të njohura, këtu janë shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm të cilët e kanë mbështetur Rugovën.
Poshtë në Kosmet duhet të krijohet një atmosferë që njerëzit të ndihen sikur jetojnë në ndonjë vend të huaj, me këtë një pjesë e të rinjve do të ikin jashtë, dhe një pjesë tjetër do të përcaktohen për islamin. Për njëzet vjet Kosmeti do të duket si Kandahari. Fuqitë perëndimore ngadalë do ta ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe kështu do të përcaktohen për kthimin e Kosmetit nën mbikëqyrjen e Serbisë.

Kur të arrihet kjo, atëherë Serbia do t’i ketë duart e lira për ta ripërtërirë aksionin për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, kësaj radhe jo me dhunë, por nëpërmjet joshjes me anë të krerëve për punësim, me premtim të kushteve ekstra për shpërngulje në Turqi. Për këtë Serbia ka dritë të gjelbërt nga shteti turk”.

Marrë nga: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2239702189645958&set=a.1493242994291885&type=3&theater