Kompania shtetërore indoneziane e fluturimeve ‘’Garuda’’ ka nisur të testojë koncerte akustike gjatë udhëtimit, një element marketingu për të joshur klientë të rinj.
”Në disa linja në Indonezi, pasagjerët mund të jenë pjesë e këtyre koncerteve në 10 000 metra lartësi që kanë më tepër si objektiv brezat e rinj që duan një eksperiencë ajrore ndryshe’’, shprehet për median zëdhënësi i kompanisë ”Ikhsan Rosan’’.
Kompania organizoi koncertin e parë ajror të mërkurën me dy muzikantë të cilët performuan në linjën që lidhte kryeqytetin indonezian, Xhakartën me ishullin e Balit.
”Koncertet janë parashikuar të zgjasin nga 10 deri në 15 minuta dhe do të ndihmojnë në promovimin e talenteve të reja, sqaroi drejtuesi i ”Garuda”.
Nëse për disa kjo eksperiencë ishte e paharrueshme, për pasagjerë të tjerë u treguan të rezervuar./atsh