Ohri dhe Struga janë tërësisht të paralizuar nga sasia e madhe e dëborës që ra në të dy qytetet. Ohri së bashku me Manastirin janë qytetet ku ka rënë mbrëmë më së shumti borë deri 33 cm.
Rrugët janë krejtësisht nën borë, dhe nën borë janë rrugët që çojnë në fshatra. Nga Ndërmarrja publike komunale e Ohrit thonë se ekipet e tyre janë në terren ditë e natë dhe se po punojnë për pastrimin e borës. Por problemi është në reshjet e pandërprera të borës, që për një kohë të shkurtër formuan një shtresë të re të dëborës dhe ua ka vështirësuar punën.
Nga komuna e Strugës thonë se punojnë intensivisht për pastrimin e dëborës dhe se janë përfshirë punëtorët nga të gjitha ndërmarrjet publike në qytet. Por, megjithatë qytetarët, sidomos nga zonat më të larta malore të Strugës, si nga fshati Bogojci që na dërguan edhe video, ku ankohen se rruga nga e cila çon në fshatin e tyre nuk ishte pastruar. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave për Alsat thanë se situata në këtë moment është nën kontroll dhe se po kryhet pastrimi i rrugëve. Atje ku nuk është pastruar në rajonin e Ohrit dhe Strugës, janë zonat e larta malore ku jetojnë një deri në dy banorë.
Fshatrat më të larta malorë ka të ngjarë të pastrohen gjatë ditës siç është në komunën e Strugës, ndërsa në komunën e Ohrit pastrohet kudo dhe pothuajse kudo rrugët janë të kalueshme. Në Strugë rrugët nuk janë të kalueshme drejt fshatrave Vishni dhe Belicë e epërme, ku ka mbetur vetëm një banor. Në Strugë rrugët janë të pakalueshme për në fshatrat e Malësisë. Rrugët drejt fshatrave Borovc, Jabllanicë janë vështirë të kalueshme. Automjetet po lëvizin dhe mund të lëvizin automjetet 4×4, por ka shumë borë. Këtë herë ne nuk kemi asnjë thirrje në 195, dhe është mirë që ka energji elektrike. Deri më tani nuk kemi informacion rreth situatave për rrezik jete dhe e konsiderojmë situatën si të rregullt në kushte të vështira të dimrit “, tha Mitko Temelkoski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave në Ohër.
Banorët e Ohrit dhe Strugës nuk mbajnë mend aq shumë borë që nga viti 1962.
https://youtu.be/cQ68Ms-5ynw