Ballina Aktualitet Rajoni OPINION – KUSH JANË MINISTRAT E RINJ TË RAMËS? (VIDEO)

OPINION – KUSH JANË MINISTRAT E RINJ TË RAMËS? (VIDEO)

Të ftuar:

Tomor Alizoti – Studiues
Mira Pogaci
Redi Shehu – Analist
Adri Nurellari
Robert Rakipllari – Kryeredaktor i gazetës “Panorama”

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, është ndalur tek arsyet që çuan kryeministrin Rama të ndryshojë pjesën më të madhe të qeverisë.

Rakipllari u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se protesta e studentëve nxori në pah një pakënaqësi të përgjithshme të publikut, ndërsa nga ana tjetër kryeministri reagoi shumë shpejt ndaj një pakënaqësie të tillë popullore.

Studiuesi Tomor Alizoti mendon se ndryshimi i një pjesë të qeverisë nga kryeministri Edi Rama ka sjellë rënien e saj, pasi një pjesë e emrave të propozuar nuk janë votuar nga qytetarët për të qeverisur.

Alizoti tha në studion e emisionit “Opinion”, me emrat e propozuar nga Rama për të bashkëqeverisur me t’a, tregon se tashmë nuk ka më një qeveri socialiste.

Ai u shpreh se sot egziston një qeveri që ka tetë ministra anonim dhe taksat e shqiptarëve do të menaxhohen nga njerëz anonim që s’janë votuar për të qeverisur.

Studiuesi Redi Shehu është shprehur se zëvëndësimi i Lindita Nikollës me Besa Shahinin ishte zgjedhja më e mirë në kushtet e emergjencës.

Shehu deklaroi në studion e emisionit “Opinion”, se në kushtet e emergjencës dhe në një ministri që ishte zanafilla e gjithë protestës, pra, ishte ortegu që i mori të gjitha përpara; kjo mund të konsiderohet si zgjidhja më e mirë.

Ai tha se Rama zgjodhi një emër që ishte pjesë e gjësë, pasi ishte brenda problemit dhe kishte njohuri rreth kësaj krize.

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari është shprehur se Gent Caka do t’a ketë të vështirë të dekretohet nga presidenti si ministër i Jashtëm.

Rakipllari theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se arsyet mund të jenë se presidenti Ilir Meta i kupton ndryshe kompetencat e tij kushtetuese nga paraardhësi i vet.

Sipas tij, presidenti e kupton kompetencën e dekretimit të ministrave si kompetencë thelbësore, duke iu referuar edhe rasteve të mëparshme si, p.sh, dekretimi i Sandër Lleshit.