Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.
Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina.