Ballina Argëtim Kuriozitete Pamja që habiti banorët, por “bëri të famshëm fshatin” (FOTO+VIDEO)

Pamja që habiti banorët, por “bëri të famshëm fshatin” (FOTO+VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë natyrore ka habitur së tepërmi banorët e fshatrave të distriktit Menderes në Izmir të Turqisë.

Pas shirave që vazhduan në sasi rekord për tri ditë me radhë javën e kaluar, në fshatin Karakuyu janë krijuar vrima të mëdha në tokë që përpijnë ujin e mbledhur. Gjithçka i ngjan ujvarave.

Ngjarja e pazakontë natyrore ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave. Agjencia e Lajmeve DHA ka filmuar gjithçka nga ajri.

Duke qenë se jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, banorë të shumtë të fshatrave përreth janë mbledhur për të shkrepur foto.

Harun Gulcan tha se falë kësaj ngjarjeje natyrore “edhe fshati ynë u bë i famshëm. Të gjithë vijnë këtu për të shkrepur foto. Edhe ne kemi ardhur bashkë me shokët për foto. Megjithatë duket pak e rrezikshme.”

Madhësia e vrimave thithëse të ujit doli në pah më tepër me largimin e sasive të mëdha të ujit./tvklan.al

https://youtu.be/6PT3wakj6vo