Së fundmi, në rrjetet sociale është dhënë alarmi mbi personin që shihni në fotografi i cili operon në territorin e Gostivarit, transmeton Flaka.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij me komentet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga ky person për shkak se është hajn dhe psikopat.
Agjencia e Lajmeve “Flaka” konfirmoi informacionin në Policinë e Gostivarit.
Nga atje njoftuan që personi në fjalë është i njohur për organet e rendit si person me dosje të trashë të aktiviteteve keqbërëse.
“Bëhet fjalë për personin me inicialet B.Sejdini i cili në disa raste ka qenë i arrestuar për kryerje të veprës penale, grabitje”, i thanë Flakës nga Stacioni Policor i Gostivarit.
Nga atje ftojnë qytetarët që të njoftojnë organet e rendit nëse këtë person e shohin duke bërë ndonjë veprim të dyshimtë.
Përsa kohë që është në liri, qytetarët e Gostivarit apelohen të tregojnë kujdes. Flaka