Ballina Aktualitet Lajme Pendarovski: Maqedonia plotësisht është e përgatitur për t’u bërë anëtare fuqiplotë e...

Pendarovski: Maqedonia plotësisht është e përgatitur për t’u bërë anëtare fuqiplotë e NATO-s

“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”, kështu ka thënë midis tjerash në intervistë për Tv Telma, kordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gadishmërin e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s, transmeton Koha.

Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni.

Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO. (Koha.mk)