Puthja mes një hebrei dhe palestinezi do bënte të uleshin armët përballë një dashurie të aftë për të shfuqizuar çdo konflikt, madje konfliktin më të gjatë dhe më të pazgjidhshëm. Por për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një foto të publikuar nga rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci. Puthja mes dy burrave që vijnë nga dy shtete në konflikt u bë virale.
‘Paqe, dashuri dhe provokim”, ky është përshkrimi që shoqëroi imazhin në Instagram, që u mirëprit shumë nga njerëzit.
Matteo është një fotograf 30-vjeçar, aktivist i LGBT.
Gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Tel Aviv dhe Jerusalem me të fejuarin e tij, Riccardo, ai ishte viktimë e sulmeve homofobike nga disa djem që i ofenduan ata në rrugë.
Nga ajo i lindi ideja e realizimit të fotografisë për t’i thënë ‘boll intolerancës dhe konfliktit shumëvjeçar midis palestinezëve dhe hebrenjve.”