Ballina Kronika Rrëzimi fatal i nënës 22-vjeçare

Rrëzimi fatal i nënës 22-vjeçare

Një nënë 22 vjeçe ndërroi jetë, pasi ra nga shkallët e metrosë teksa ishte së bashku me vajzën e saj me karrocë.

Malajzia Goodson, u shpall e vdekur në spital menjëherë pas rrëzimit tek shkallët e stacionit të 7-të Avenue B dhe D në Midtown Manhattan mbrëmjen e së hënës. Goodson u gjet e pavetëdijshëm në vendngjarje dhe u transportua menjëherë në spital.

Policia është duke hetuar lidhur më shkaqet e vdekjen së nënës së re, e cila mund të ketë ndërruar jetë nga goditja që pësoi, apo ka pasur ndonjë problem shëndetësor që i shkaktoi rrëzimin.

Babai dhe gjyshërit janë duke u kujdesur për vogëlushen, 1 vjeçare.

Miqtë dhe të afërmit e saj kanë shprehur ngushëllimet dhe janë shokuar kur kanë marrë vesh lajmin e hidhur./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews