Në komunën e Kisella Vodës mbrëmë ka shpërthyer zjarr në një banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” nr. 62 -3-1. Banesa fillimisht është plaçkitur ndërsa më pas i është vënë zjarri. Nuk ka të lënduar.
Siç deklaroi për M.I.A-n komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, bëhet fjalë për zjarr me vëllim të vogël pasi është dëmtuar vetëm një dhomë.
“Në orën 21.35 pranuam denoncimin pas së cilit menjëherë intervenuam. Tre automjete me tetë zjarrfikës e shuan zjarrin. Nëse nuk do të kishte intervenim të shpejtë zjarri mund të ishte katastrofal për ndërtesën”, tha Simonovski.
Nga zjarri janë përfshirë 20 metra katrorë ndërsa dëmi është rreth 200 mijë denarë.
Zjarri është denoncuar edhe në polici.