Biletat për të parë finalen e Supërkupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit që do të luhet më datë 16 janar në Arabinë Saudite po shiten me ritme të jashtëzakonshme.
Ky takim do të luhet në stadiumin “King Abdullah” i cili ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe deri më tani numri i biletave të shitura është 50 mijë.
Por, ajo që po shkaton polemika është se tifozet femra do të jetë të vendosura vetëm në një sektor të stadiumit pasi në pjesët e tjera hyrja do të jetë vetëm për burrat.
Një diskriminim i hapur për femrat që udhëtojnë nga shtete të tjera të cilave do tu mohoet e drejta për të parë këtë finale në sektorë të tjerë të tribunave, pasi po iu mohoet një e drejtë që e gëzojnë si në Itali, ashtu edhe në çdo stadium tjetër në Europë e jo vetëm.
Kjo gjë ndodhet vetëm në Arabinë Saudite të cilët lejimin e femrave për të parë ndeshje e kanë lejuar vetëm një vit më parë. (TemA)