Edhe pse kjo organizatë nuk ka ofruar informacione shtesë për këtë udhëtim, mbase në ekuipazhin e anijes do të përpiqen që të përfshijnë njerëz që pajtohen me mendimin e tyre, por sipas fjalëve të ekspertëve, do të jetë e vështirë.
Grupi i njerëzve që besojnë se Toka është një disk i sheshtë (rrafshët) paralajmërojnë “aventurën e tyre më të guximshme dhe më të mirë ndonjëherë”, një konventë dhe konferencë për gazetarët, e planifikuar për në vitin 2020. Ata do t`i paraqesin botës “të vërtetën gjatë kohë të fshehur “, transmeton Tetova News.
Ata duan që edhe pjesa tjetër e njerëzimit “të zbulojë të vërtetën dhe të flak faktet pseudoshkencore” duke paraqitur “dëshmi” se planeti ynë është një disk i palëvizshëm dhe i sheshtë.
Tokë-sheshtit kanë premtuar një shoqëri të mrekullueshme në kroçerë. Në këtë konventë do të marrin pjesë tokë-sheshtë të njohur si reperi B.o.B dhe ylli i amerikan i reality show, Tila Tekila.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kënaqen në restorante, bazene dhe surfing artificial.
– Besojmë se Toka është statike dhe e sheshtë (rrafshtë), por nuk kemi lindur me këto pikëpamje. Ashtu si ju, ne u rritëm duke besuar në modelin heliocentrik të universit. Pas eksperimenteve të detajuara, analizave dhe hulumtimeve, erdhëm në përfundim se të vërtetat e astronomisë sonë nuk janë ato në të cilat kemi besuar – njoftuan tokë-sheshtit.
This is the bizarre tale of the flat-Earth convention that fell apart https://t.co/DQlr7PHaZs pic.twitter.com/yGoD0VVG20
— CNET (@CNET) January 12, 2019
Megjithatë, ka një problem për ata që duan ta bindin pjesën tjetër të botës se toka është e sheshtë – sistemi i navigimit i kroçerës, ashtu si edhe i anijeve të tjera, mbështeten në faktin se Toka nuk është disk i sheshtë dhe teorikisht hedhin poshtë besimin në teorinë e “tokë-sheshtëve”.
Edhe pse ekzistojnë teori të ndryshme brenda Bashkësisë së Tokës së sheshtë, besimi themelor është se ajo është e sheshtë. Ata pohojnë se pas “eksperimentimit të gjerë, analizës dhe hulumtimit”, mbështetësit besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët.
Modeli i zakonshëm që ofrohet për topografinë e saktë të Tokës është se ajo është një disk i madh e rrethuar nga një “barrierë muri” – Antarktikën.
Gravity is the reason we can debunk the flat earth theory pic.twitter.com/sf6B7VFYf2
— Tech Insider (@techinsider) January 11, 2019
Edhe pse kjo organizatë nuk ka ofruar informacione shtesë për këtë udhëtim, mbase në ekuipazhin e anijes do të përpiqen që të përfshijnë njerëz që pajtohen me mendimin e tyre, por sipas fjalëve të ekspertëve, do të jetë e vështirë.
-Kam 23 vjet që lundrojë nëpër botë dhe asnjëherë nuk kam takuar kapiten që beson se Toka është e sheshtë – tha ish-kapiteni i anijes, Henk Keijer.
VIDEO: Këta të njohur besojnë se Toka është disk i sheshtë: A kanë të drejtë?
Gjatë vitit të kaluar tokë-sheshtit u mblodhën në konferencën e radhës dhe prej andej doli një perlë e vërtetë, që hedh poshtë të gjithë ligjet e fizikës që njihen deri më sot.
Rreth dyqind persona që besojnë se Toka është e sheshtë u mblodhën në Birmingham në Konventën e parë (Jo)shkencore të këtij lloji në Britaninë e Madhe.
Mes tyre ishte edhe David Marsh, një emër i njohur mes tokë-sheshtëve, që bëri zbulimin e madh: graviteti nuk ekziston dhe ai mund ta provojë këtë.
“Puna ime kërkimore shkatërron teorinë e big-bangut dhe mbështet idenë që graviteti nuk ekziston dhe e vetmja forcë natyrore që ekziston është elektromagnetizmi”, deklaroi ai.
Për ta provuar këtë “shkencërisht”, Marsh përdor një kamera Nikon dhe një aplikacion. “Eksperimentin” thotë se e kreu nga “bahçja” e tij, duke e drejtuar kamerën në drejtim të Hënës dhe duke e ndjekur atë përgjatë gjithë kohës, falë aplikacionit të përdorur. Përfundimi, sipas Marsh, nëse graviteti do të ekzistonte, kamera nuk do të mund ta ndiqte Hënën përgjatë gjithë udhëtimit të saj.
Ndërkohë, Darren Nesbit dha përgjigjen e shumëpritur për pyetjen që të gjithë presin: pra, nëse Toka është e sheshtë, pse nuk rrëzohemi kur shkojmë në fund të saj, apo pse nuk përplasemi në fund të saj me një mur.
“Të gjithë e dimë që udhëtimi pambarim nga lindja në perëndim dhe anasjelltas është një realitet. Një pëgjigje logjike për ata që vërtet janë të lirë të mendojnë, është fakti që ndodh një efekt Pac-Man”, thotë Nesbit.
Pra, sipas tij, sa herë që në i shkojmë në fund Tokës së sheshtë, rikthehemi edhe një herë aty ku jemi nisur, njësoj si Pac Man tek loja e famshme elektronike.