Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Vebi Xhemaili: Kjo preambullë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni

Vebi Xhemaili: Kjo preambullë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni

Në projekt tekstin e Amendamentit XXXIV për Kushtetutën e RM-së i hartuar dhe propozuar Parlamentit të RM-së nga Qeveria e RM-së, thuhet: “Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “vendimet e KAÇPM-së” zëvendësohen me fjalët “Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së”, pas fjalës “vitit” shtohen fjalët “edhe të marrëveshjes kornizë të Ohrit”, ndërsa fshihen fjalët: “vendosën të”.

-Në KAÇPM, më 2 gusht, kanë marrë pjesë shqiptarët, si popull në themelimin e shtetit të ri, në kuadër të Maqedonisë Popullore federative. Në këtë Kuvend, ishin të përfaqësuar të gjitha nacionalitetet të cilët jetonin në Maqedoni; Delegat maqedonas ishin 107, delegatë shqiptarë ishin 2, turq2, serb 1, ebrej 1, vlleh 1.[1] Edhe pse numri delegatëve nuk ishte i barabartë në bazë të popullsisë që jetonte në Maqedoni, por ky përfaqësim i dha legjitimitet organeve të popullit në Maqedoni.

Ndërsa popullata shqiptare e Maqedonisë së bashku me turqit dhe vllehët u emëruan si pakica nacionale.[2] Që do të gëzojnë të gjitha të drejtat. Këto të drejta sipas kreut maqedonas manifestoheshin në nenin 8 të vendimeve të ASNOM-it, për të cilën thuhej se e përbënin përfaqësuesit e popullit pa dallim kombëtar, fetar, gjinie, race, përcaktimeve partiake-politike.[3]

Poashtu në këtë preambullë me qëllim nuk përmendet Manifesti i shpallur në “CRVENA VODË” në tetotor 1943, Ku ka marrë pjesë në këtë proklamatë edhe Hamdi Dema, Ky Manifest shprehte bashkimin e të gjithëve që jetonin në Maqedoni, Si: Maqedonasve, shqiptarëve, turqve etj.[4]

Në arsyetimin e Qeverisë, mes tjerash, theksohet se, qëllimi i këtij revizioni kushtetues konsiston në implementimin e Marrëveshjes me Greqinë me çka do duhej të mundësohej hyrja e vendit në BE dhe NATO.

Tani shtrohet pyetja,kujt i pengon Juve apo Greqisë dhe pse i pengon Greqisë të përmendet edhe populli shqiptar në Preambullë, që jeton në këto troje para se të themelohet Maqedonia si shtet.

Prandaj, për të harmonizuar tekstin e Preambulës me Marrëveshjen me Greqinë, në Preambulë kryhen disa ndryshime, me atë që, me rastin e theksimit të traditave shtetërore-juridike, emërtohen dokumentet konkrete të KAÇPM-së, përkatësisht futet Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së

Në të gjitha këto arsyetime për të harmonizuar tekstin e preambulës, me theksimin e traditave shtetërore –juridike, shqiptarët në gjitha segmentet historike janë prezent me popullin maqedonas; me gjuhë, traditë, kulture dhe me plotë histori. Siç dihet nënkryetar i Presediumit emërohet Nexhat Agolli.

Në Preambulë përmendet edhe marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila tashmë është ngulitur me amendamentet kushtetuese të v. 2001.

–Pse po tentohet në mënyrë jo reale të potencohet Marrëveshja e Ohrit e v. 2001. Kjo si marrëveshje për kohën e tanishme nuk i plotëson kërkesat demokratike të shqiptarëve të prezantohen si 20%, ku dihet historikisht se ne jemi popull me traditë të lashtë në këto troje të Maqedonisë, dhe tërë bota civilizuese na njeh si Shqiptarë

1.Analiza dhe debati parlamentar dhe publik për këtë projekt Amendament kushtetues, do duhej të fokusohet në pikat kyçe, si vijon:

-Cila është rëndësia e Proklamatës nga mbledhja e parë e KAÇPM-së (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë) deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së në raport me shqiptarët si dhe me qytetarët e tjerë.

-Në Kuvendin Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë, në raport me shqiptarët thuhet, “se ne si vëllezër krah për kra do ta themelojmë shtetin e ri të Maqedonioisë.

Përndryshe në vendimet e KAÇPM-së, si bie fjala, për shembull, në Manifestin nga Mbledhja e Parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas (2 Gusht 1944), shqiptarët vetëm dyherë përmenden edhe atë si “fashistë”, pra, si pjesë e togfjalëshit: “fashistët shqiptaromëdhenj-големоалбанските фашисти” dhe “fashistët shqiptarë-албанските фашисти” dhe, poashtu vetëm njëherë përmenden si: “vëllezër arnautë-браќа арнаути”! Ndërsa veprimin e Sharllos dhe deklaratën e tij se Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë tentojnë ta zbusin duke deklaruar se ai ka pasur qëndrim jo të drejtë për luftën e armatosur në Maqedoni dhe fare nuk përmendet veprimi i tij në këtë Manifest. Ndërsa shpalljen në gazetën “Maqedonija”, që u botua në Shkup, pas ardhjes së bullgarëve në Shkup në prilll 1941, shkrante: “Maqedonia prej sot është e lirë”.

Në proklamamtën e 2 gushtit shqiptarët përmenden edhe si fashistë, shqiptarëmdhenj, (golemoalbanskite fshisti) dhe vetëm njëherë përmenden si “vëllezër shqiptarë” (braqa arnauti). Ndërsa tentojnë ta fshehin deklaratën e kryetarit të Vanço Mihjallivit, i cili me ardhjen e bullgarëve në Shkup, deklaroi: “Prej sot lufta e jonë mbaroi, Maqedonia është e lirë”.

PREAMBULLA

Ndërsa, në Proklamatën nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së (që si dokument konkret i KAÇPM-së propozohet të futet në Preambulën e re kushtetuese), në asnjë vend nuk përmenden shqiptarët e as qytetarët e tjerë, por dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”, etj.

–Te preambula vullneti i të gjithë shqiptarëve është që pas këtij definicioni ku përmendet shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, të vazhdojë populli shqiptar dhe shteti i Maqedonisë dhe popujt tjerë. Ndërsa shqiptarët kanë treguar patriotizëm në këto troje, nga Kryengritja e Dervish Cares, Kongresi i Manastirit, në luftën e Parë Ballkanike dhe në luftën kundër sudimit bullgar 1915-1918 dhe 1941-1944 në luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët morën pjesë aktive edhe kundër rregjimit të vjetër jugosllav 1941.

Pra, lidhur me këtë Proklamatë të KAÇPM-së, përfaqësuesit shqiptarë në Parlament do vendosin midis heqjes nga Preambula të përmendjes së shqiptarëve si: “fashistë shqiptaromëdhenj”, “fashistë shqiptarë”, “vëllezër arnautë” dhe futjes në Preambulë të një dokumenti konkret të traditës shtetërore-juridike që në asnjë vend nuk i përmend shqiptarët dhe ku dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”?!

–Pra kjo Preambulë e propozuar ku përmendet vetëm populli maqedonas, si themelues i këtij shteti, ku me të padrejtë në aspektin historiko –juridik nuk përmenden fare shqiptarët, por manipulohet me 20/%, që për shqiptarët është një term fare i panjohur. Pasi askund në historinë moderne nuk ka popull në botë që përcaktohet me përqindje.

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, përmes të përmendurit të marrëveshjes kornizë të Ohrit në Preambulë si traditë shtetërore-juridike, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të kësaj marrëveshjeje (Aneksi A), e cila theksonte identitetin qytetar në vend të atij etnik, atëherë a do të thotë kjo se, preambula e re nuk do kufizohet vetëm me komunitetet që përmenden aty, por do të përfshijë edhe komunitetet që nuk përmenden aty, si bie fjala: vëllehët, turqit, bullgarët, grekët, boshnjakët, serbët dhe kroatët, etj;

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A), atëherë a do të thotë kjo se, edhe vendimet e KAÇPM-së (të perceptuara nga Greqia si vendime irredentiste që promovojnë agresionin për shkak të thirrjes: “Maqedonas nën Greqi dhe Bullgari, bashkohuni”), në të ardhmen do vazhdojnë të mbeten si traditë shtetërore-juridike meqenëse si të tillë në mënyrë eksplicite theksohen në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A),

-Në çmasë preambula aktuale kushtetuese, në tërësi do t´i nënshtrohej një procesi të rishikimit serioz kritik, sidomos në aspektin e sendërtimit të funksionit koheziv të saj, meqenëse ajo e mbithekson karakterin etnik të shtetit, duke u nisur nga fakti se, njëri komunitet etnik në veçanti shquhet si etnos (komb), gjë që e forcon bindjen se, pjesëtarët e komuniteteve të tjera etnike janë qytetarë të rendit të dytë.

Pra, sa i fuqishëm do të ishte funksioni koheziv i preambulës së re kushtetuese, dhe a do e ketë ajo potencialin e duhur që të shërbejë si një “material lidhëz” për të unifikuar qytetarët e RM-së apo do vazhdohet edhe në të ardhmen me ndarjen e qytetarëve të RM-së, në popull Maqedonas (termi Maqedonas i shkruar me germë të madhe) si dhe në qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit, të cilët janë pjesë e popullit shqiptarë, popullit turk, popullit serb, popullit vlleh, popullit romë, popullit boshnjak dhe të tjerët,

Edhe pse preambula aktuale i vendosë qytetarët si element konstitutiv të shtetit, megjithatë, popullin Maqedonas e përkufizon si etnos (komb), ndërkaq, shqiptarët si pakicë nacionale gjë që paraqet një diskriminim të hapur etnik të qytetarëve që juridikisht i përkasin këtij shteti.

-Prandaj jemi të bindur thellë se propozimi për këto ndryshime kushtetuese e dëmton rëndë etninë shqiptare që jeton me shkuj në këto territore që sot quhet Maqedoni,

Politika maqedonase, mbledhjen e parë të ASNOM-it e konsideron si fitore të madhe të popullit maqedon, e cila u dedikohet edhe “pakicave nacionale” të cilat për të parën herë në historinë e tyre do të gëzojnë po ato të drejta që do ti gëzojë populli maqedonas. Kjo e thënë mbështet në pikën e dytë të deklaratës së ASNOM=it, ku figuron edhe kjo e dhënë “Pakicave nacionale në Maqedoni u sigurohen të gjitha të drejtat për liri në jetën kombëtare”, kurse në pikën e pestë të Deklaratës thuhet”Të gjithë qytetarëve të u garantohet e drejta e të folurit, shtypit, grumbullimit, marrëveshjeve lirisë së bashkimit.[5] Fjala është për të drejta qytetare.

Të drejtat e pakicave nacionale në Maqedoni u “siguruan” edhe në Manifestin e aprovuar nga ana e Kuvendit të ASNOM-it, ku në një pjesë të tij theksohej momenti se populli maqedonas hyn si anëtarë i barabartë në Jugosllavinë e re demokratike dhe federative, duke respektuar tërë të drejtat për vetëvendosje. Ndërsa për “pakicat nacionale” thuhet “Vëllezër Shqiptar, turq dhe vlleh”… Bijtë tuaj marin pjesë në ushtrinë maqedonase dhe zënë poste komanduese. Luftarët tuaj marinë pjesë si deputet, përfaqësues të popullit në Kuvendin popullor. Kuvendi i Parë maqedonas ka proklamuar liri dhe barazi për tërë pakicat e Maqedonisë.[6]

Në Aktet normative që aprovoi ASNOM-i, shqiptarët e Maqedonisë i trajtoi edhe zyrtarisht në kategorinë e minoriteteve. Kjo do tëthotë se PartiaKomuniste e Maqedonisë, duke u mbështetur në përvojën historike të PKJ, për çështjen nacionale, zbatoi politikën e dy vijave paralele, nga njëra anë atë publike, parimore, ku shqiptarët i pagëzonte si popull, i cili lirisht do të vendosë për fatin e vetë, domethënë ua njohën të drejtën për vetëvendosje.[7] Dhe nga ana tjetër atë tinëzare të fshehtë, nacionaliste, me trajtimin e shqiptarëve për “pakicë kombëtare”, me vendimet “historike” që aprovoi ASNOMI-i. Udhëheqësia Komuniste e Maqedonisë me një akt të tillë, përcolli në heshtje padrejtësit historike të shqiptarëve si dhe mundësit e ndarjes në këtë territor, ku pas vitit 1944-45, deri më sot çështja shqiptare në Maqedoni mbeti e pazgjidhur, ku situata politike e shqiptarëve të Maqedonisë u rëndua edhe më shumë me aprovimin e kushtetutës se re e ashtuquajtur “Demokratike”, e aprovuar pa vullnetin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë nëvitin 1991, ku shqiptarët kurrë nuk e pranuan…

Pasi ishte diskriminuese ndaj aspiratave të tyre për një demokraci reale dhe të barabartë në shtetin e ri midis dy popujve (maqedonasve dhe shqiptarëve), pas rënies së komunizmit. Kërkesat e shqiptarëve të cilët nuk gjetën vend në veshin e shurdhët të politikës maqedonase të asa kohe prodhoi konfliktin e 2001, që solli një katastrofë për të gjithë, në shtetin e ashtuquajtur demokratik, ku sundonin forcat e errëta të politikës maqedonase.

Koncepti i shtetit njënacional të Maqedonisë së re është fazë e kaluar që na la komunizmi titist nga mesi i shek. të XX-të, që ishte kundër vlerave historike të dy popujve shumicë që jetojnë bashkërisht në Republikën e re. Prandaj ndajmë mendimin se ky concept unitar i mbshteturr vetëm në historikun e popullit maqedonas, arbitrarisht bënë një padrejtësi ndaj shqiptarëve të cilët që nga viti 1944 jetojnë bashkarisht në Republikën e Maqedonisë dhe janë të orientuar nga Europa. Njëherit paraqet edhe shkelje flagrante të së drejtës Ndërkombëtare.
Prandaj krejt në fund shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk do të pranojnë një kushtetutë e cila sipas parametrave të paraqitura për diskutime në Parlament paraqet si popull 20/%. Ky term është denegrus dhe i pa pranueshëm për Shqiptarët e Maqedonisë që ende politika maqedonase tenton ti fshijë nga kombi i tyre dhe ti trajtojë pa emër dhe mbiemër, si përqindje në vendin e tyre të lashtë.
USHT-Tetovë Prof.Dr. Vebi Xhemaili; ku pasojnë nënshkrimet e 10 profesorëve të USHT.

[1] Historia na makedonskiot narod, INI Shkup 2003, f. 269.

[2] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.5, f.138-139.

[3] Istorija na makedonskiot narod, Skopje 1972, f. 396.

[4] Istorija na Makedonskiot narod, kniga treta, Skoje 1969, f. 383.

[5] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.39, f. 235—236.

[6] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.40, f. 239 dhe dok.52, f. 242-266.

[7] Istoriski arkiv KPJ, tom VII, Knj.2, dok.74, f. 222-223.