Ballina Shëndeti Ushqime pa etiketa, a rrezikojnë jetën tonë buka dhe djathi që shiten?...

Ushqime pa etiketa, a rrezikojnë jetën tonë buka dhe djathi që shiten? (VIDEO)

Një kronikë e publikuar nga Top Channel vë në dukje një fenomen të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore. Djathi dhe buka, janë produkte që thuajse gjithmonë shiten pa etiketa, duke krijuar kështu edhe një thyerje ligjore që kërkon etiketimin e çdo produkti ushqimor.

Nga ana tjetër, shpesh buka dhe djathi janë cilësuar shpesh në publik si ushqime jo të sigurta, pasi kronika investigative kanë nxjerrë në pah probleme që lidhen me përmbajtjen e tyre, kushtet e tregtimit apo cilësinë.

“Dua një bukë të zezë”, kjo është porosia e konsumatorit shqiptar. Por se me çfarë mielli është përgatitur kjo bukë dhe cila është origjina e tij, apo nëse buka ka përqindje gluteni që për shumë individë shkakton alergji këtë gjë konsumatori nuk e mëson nga etiketa, por nga biseda me shitësin”, thuhet në kronikën në fjalë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews