Ballina Teknologji WhatsApp ka një lajm shumë të mirë

WhatsApp ka një lajm shumë të mirë

WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri në përditësimin më të fundin, që do të përmirësojë në mënyrë domethënëse sigurinë e përdoruesve të tij.

Aplikacioni tejet popullor i mesazheve po punon për të ikorporuar biometrinë në opsionin e autentifikimit në pajisjes Android, që do të thotë se përdoruesit mund të mbrojnë mesazhet duke përdorur shenjat e gishtërinjve.

Ky funksion u zbulua fillimisht nga website WaBetaInfo, që përcjell vazhdimisht përditësime nga aplikacioni në pronësi të Facebook.

Nuk dihet se kur do të jetë i mundur për përdoruesit ky opsion i ri. Me gjasë kjo do të ndodhë në përditësimin e radhës v2.19.3 për përdoruesit e Android.

iPhone-t e Apple dhe smartphone-t Android që aktualisht e kanë autentifikimin me anë të përdorimit të shenjave të gishtërinjve, do të mund të mbrojnë llogarinë e WhatsApp nga çdo person tjetër, duke i detyruar këta të fundit që të identifikohen me shenjën e gishtit në mënyrë që mund të hapin aplikacionin.

Për ta aktivizuar këtë funksion përdoruesit do të duhet të shkojnë tek Settings-Privacy- Authentification. Aty do të gjejnë një opsion për të selektuar ‘Fingerprint’.

WhatsApp numëron 1.5 miliardë përdorues aktivë në muaj./tvklan.al