Një vajzë vetëm 3 vjeçe ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në periferi të Milanos, por mrekullisht është shpëtuar nga motra e saj 13-vjeçare, e cila ishte në oborr dhe i shpëtoi jetën.
Vogëlushja që u shpëtua më pas u shtrua në spitalin Niguarda në kryeqytet pa pasoja të rënda.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga stacioni i policisë, vajza e vogël ishte mbyllur në banjo, në shtëpinë e disa të afërmve.
Motra më e madhe i tha asaj të hidhte çelësin nga dritarja, ndërsa ajo do të zbriste për ta marrë atë.
Duke hedhur çelësin, vajza u përkul shumë larg dritares dhe ra. Poshtë për fatin e saj të mire gjendej e motra, e cila arriti ta rrëmbejë në ajër në kohë rekord, duke shmangur atë që mund të mbyllje me një tragjedi.