Në rrugën regjionale Shkup-Tetovë, në fshatin Grupçin të Tetovës, më 17 shkurt, rreth orës 17 e 20 minuta, makina e tipit “Ford Galaxi”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 34-vjeçari I.K. nga fshati Bërvenicë, ka akssidentuar 11-vjeçarin nga fshati Grupçin, i cili ka qenë duke drejtuar biçikletën.
11 vjeçari i lënduar me makinë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Pas kryerjes së hetimeve, punohet në përcaktimin e shkakut, rrethanave në të cilat ka ndodhur si dhe detajet tjera lidhur me këtë aksident.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg