Ballina Aktualitet Lajme Prokuroria fillon me grumbullimin e deklaratave për rastin e aksidentit

Prokuroria fillon me grumbullimin e deklaratave për rastin e aksidentit

Për shkak të koordinimit dhe dinamikës më të madhe në veprimet e të gjitha institucioneve për vërtetimin e shkaqeve të fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë në fshatin Llaskarcë, në Prokurorinë Publike Themelore Shkup, sot është mbajtur takim pune të përfaqësuesve të prokurorisë kompetente, Ministrisë për Punë të Brendshme, Byroja për ekspertizë ligjore, Fakulteti i makinerisë në Shkup dhe të Institutit për mjekësi ligjore.

Me qëllim që të sigurohet dinamika e vërtetimit të fakteve relative dhe arsyeve që shpien deri në fatkeqësi, Prokuroria Publike Themelore Shkup, gjatë ditës së sotme do të fillojë me interviste të dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ndërsa gjatë javës deklaratë para prokurorit kompetent do të jep edhe shoferi i autobusit.

Nga Ministra e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria sot është dorëzuar skica, foto dokumentacioni dhe materiale tjera të shkruara në lidhje me aksidentin ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet edhe raporti për inspektimin e kryer nga vendin e ngjarjes.

Paraprakisht, bazuar në raportin fillestar të Ministrisë së Punë të Brendshme të dorëzuar ditën e premte, Prokuroria të njëjtën ditë përgatiti urdhra për sigurimin e dëshmive shtesë me shkrim nga “Durmo Turs”, pronar i autobusit, si dhe nga ministritë për transport dhe ajo e punëve të brendshme.

Deri tek Instituti për mjekësi ligjore dhe deontologjisë kriminalistike janë dhënë urdhëresa për obduksione të të gjithë personave të ndruan jetë, ndërsa nga shtëpitë shëndetësore janë kërkuar dokumentet e plotë mjekësorë të të lënduarve.

Artikulli paraprakKjo është shqiptarja e parë që punon në perandorinë e Mark Zuckemberkut (FOTO)
Artikulli tjetërAksident në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, makina përplas 11-vjeçarin nga Grupçini