Njëri prej të aksidentuarve në Maqedoni është identifikuar si shtetas i Shqipërisë.
Mësohet se i plagosuri është regjistruar në spital si Fikiri Mici, 46 vjeç. Ndërsa dyshohet se emri i vërtetë i tij është Fiqiri Mici.
Mediat fqinje bëjnë të ditur se ky i fundit është me origjinë nga Kukësi, por me banim në Tiranë. Ndërkohë mësohet se asnjë prej familjarëve të tij nuk janë paraqitur në spital.
Një autobus u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë të mërkurën, pranë Gostivarit, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe dhjetëra të tjera u plagosën.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg