Ballina Kronika Aksidenti tragjik në Maqedoni, kush është shqiptari nga Tirana në gjendje kritike...

Aksidenti tragjik në Maqedoni, kush është shqiptari nga Tirana në gjendje kritike për jetën ( Asnjë familjar nuk e ka vizituar)

Njëri prej të aksidentuarve në Maqedoni është identifikuar si shtetas i Shqipërisë.

Mësohet se i plagosuri është regjistruar në spital si Fikiri Mici, 46 vjeç. Ndërsa dyshohet se emri i vërtetë i tij është Fiqiri Mici.

Mediat fqinje bëjnë të ditur se ky i fundit është me origjinë nga Kukësi, por me banim në Tiranë. Ndërkohë mësohet se asnjë prej familjarëve të tij nuk janë paraqitur në spital.

Një autobus u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë të mërkurën, pranë Gostivarit, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe dhjetëra të tjera u plagosën.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews