Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa në pjesën perëndimore të vendit, në disa vende më të larta ka mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve të kujdestarisë. Në pjesët tjera të vendit rrugët janë kryesisht të thata.
Siç ka bërë të ditur LAMM, reshje të shiut me intensitet të vogël vërehet në Kodër të Diellit, Dibër, Prilep dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë dhe Pletvar, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e trafikut.
Para kësaj, në ora 17:00 për shkak të reshjeve intensive të borës është vendosur ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë- Dibër.
Intensiteti i trafikut në kahet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të kontrolluar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit në komunikacion dhe vozitje të kujdesshme, veçmas në rrugët përmes luginave, ku mund të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa poashtu rritet edhe mundësia e paraqitjes së rrëshqitjes së tokës.(koha.mk)
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Goditja nga nxehtësia/ Mjekët paralajmërojnë për simptomat më pak të njohura dhe mënyrat për t’u mbrojtur!
- Europa përfshihet nga një valë nxehtësie që po kalon nga Perëndimi në Lindje, viktima në Francë, Spanjë dhe Itali
- P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai monstër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë! Nga ekspertiza u vërtetua se ka kryer disa herë marrëdhënie me të bijën
- Dalin mesazhet tronditëse të Feros ndaj ish-bashkëshortes së tij, e kërcënonte se do e dhunonte sek*ualisht dhe do e vriste në mënyrë makabre: Për çfarë i ke lyer buzët, do ta nxjerr shpirtin, do të vras
- Seanca e fundit e Parlamentit, nesër deputetët votojnë ligjet e mbetura! Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator
@tetovanews
@tn.lajmelokale