Ballina Aktualitet Lajme Gostivar, lamtumira e fundit për viktimat e aksidentit tragjik (VIDEO)

Gostivar, lamtumira e fundit për viktimat e aksidentit tragjik (VIDEO)

Debreshi u mbulua në zi. Sot i’u dha lamtumira e fundit Rametulla Abdurrahimit dhe Valdete Hamit. ( pamje duke sjell kufomat. Mijëra qytetarë u mblodhën në Debresh të Gostivarit për t’u dhënë lamtumirën e fundit 2 viktimave që pësuan në aksidentin e 13 shkurtit.

Rametulla Abdurraimi 34 vjeç, ishte baba i 3 fëmijëve, i lindur dhe rritur në Debresh të Gostivarit. Punonte në qendrën për arsimin e të rriturve pranë Ministrisë së Arsimit, shkruan TV21, transmeton gazeta Koha.
Babai i Rametulla Abdurrahimit tregon se lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të tij e ka përjetuar shumë rëndë. Ai jeton në Zvicër dhe deri në momentin kur ka hyrë në derën e shtëpisë nuk ka ditur gjë për humbjen e të birit.

“Ishte një lajm i ftohtë, mërgimi e bën të veten. Unë kur kam ardhur prej mërgimi, s’kam ditur asgjë, tërë Maqedonia, tërë fshati e ka ditur që djali im Rametullai ka mbaruar, ka marrë jetën për në xhenet. Kur kam hyrë në shtëpi e kam kuptuar që djali im më nuk merr frymë”, u shpreh Adnan Abdurrahimi Babai i të ndjerit Rametulla Abdurrahimi.

Me dhimbje e lot në sy daja i të ndjerit Rametulla Abdurrahimi, Islam Nuredini shprehet se ngjarjet e tilla lejnë plagë të pashërueshme tek familjarët dhe të afërmit.

“Si çdo familje që ka dhimbje për të afërmit, Rametullai për mua ka qenë jo vetëm nip, ka qenë më shumë se nip. Kjo ishte shumë më afër sesa nip e dajë ne kemi qenë të lidhur shpirtërisht me të. E kisha jo vetëm si nip por më tepër se nip dhe e kisha si këshilltar. Ne në këtë botë jemi kalimtar dhe shpresoj që një ditë do të takohemi në xhenet. Unë kam shumë për të fol por sa do që të foli ndoshta nuk e them atë realitetin që duhet të flitet për Rametuallain”, theksoi daja i Rametulla Abdurrahimit, Islam Nuredini.

Lamtumira e fundit sot iu dha edhe Valdete Hamitit. Ajo është e lindur në vitin 1989 në fshatin Pallaticë nga Komuna e Zhelinës. E martuar në fshatin Debresh dhe ishte nënë e dy fëmijëve. Punonte si asistente në Universitetin ‘’Nënë Tereza’’.

Viktima e tjera që pësuan në aksidentin tragjik janë:

Jovica Tërpevski- nga Gostivari 25 vjeçarë ka qenë basketbollist, dhe ishte i biri i deputetit të LSDM-së, Blagojce Trpevski
Besim Kamberi, nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku- ishte vetëm 19 vjeçar- Ndqite ligjeratat në fakultetin e mjekësisë në Shkup

Zoran Davidovski i lindur në vitin 1981- pra ishte 38 vjeçar, i punësuar në sektorin e trafikut pranë Qytetit të Shkupit
Boban Avramovski nga Gostivari- Student i Fakultetit të dizajnit në Universitetin privat FON

Dejan Ristevski, ishte i punësuar në bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostovski, nga Gostivari, i diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Shkup

Trpana Janevska, penzionere nga Gostivari
Esat Emruli, nga Gostivari
Ajdin Ismaili (19 vjeç) nga Gostivari
Bejza Uzeiri, nga Bajnica e poshtme

Besim Fetai nga Vrapçishti
14 viktimat lanë pas familjarët e tyre. Kujtimi për ta do të rrojë përgjithmonë tek më të dashurit e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews