Ballina Aktualitet Lajme Ja SMS porositë e Veljanovskit me shefin e tij dhe deputetë?! (VIDEO)

Ja SMS porositë e Veljanovskit me shefin e tij dhe deputetë?! (VIDEO)

Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski dyshohet në grupin e organizatorëve për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në seancat gjyqësore janë zbardhur disa nga sms porositë e shkëmbyera mes tij dhe shefit të tij të sigurimit, Goran Gjoshevski, por edhe komunikime me funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe deputetë.
Ditën kritike Veljanovski ka pasur informacion se si do të veproj shumica parlamentare, megjithatë nuk mësohet nga kush i ka ardhur informacioni. Në orën 17:48, Veljanovski i shkruan shefit të sigurimit, Goran Gjoshevski. Ai kërkon që të ruhet vendi i tij dhe të mos lejohen deputetët e shumicës që të zënë ulësen e tij.

Komunikimi mes Veljanovskit dhe Gjoshevskit:

Veljanovski: “Qëndroni në gjendje gatishmërie”.

Gjoshevski: “Të gjithë e dinin, përfshi MPB-në”.

Më 26 prill një komunikim mes Veljanovskit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski nxit dyshime për dhunë të porositur. Ish drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, i shkuan Gruevskit, ndërsa ky i fundit mesazhin e njëjtë ia dërgon Veljanovskit.

Mesazhi i Çavkovit dërguar Gruevskit:

“Mirëmëngjesi drejtor. Për momentin kam siguruar një informacion nga një koleg i besueshëm shqiptar se sot rreth orës 13, incident ose zgjedhje me dhunë të kreut të Kuvendit, nuk e di. Për momentin kam kaq informacion”.

Pas këtij mesazhi, Veljanovski i shkruan deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stefananxhija duke e pyetur “ku janë komunjarët”. Ky i fundit i përgjigjet menjëherë.

Komunikimi mes Veljanovskit dhe Stefananxhia

“Ku janë komunjarët”?

“Ishin të gjithë në klub (të deputetëve), përfshi edhe Talatin”.

Në komunikimet e mëhershme që u shpalosen si dëshmi të siguruara nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Veljanovski vërehet se deputetë të caktuar të VMRO-së dhe struktura udhëheqëse në parti dhe funksione shtetërore kanë kontrolluar protestën “Për Maqedoni të përbashkët”, duke i caktuar itinerar dhe program dhe duke i përzgjedhur njerëzit që do ta udhëheqin protestën,. Veljanovski atë ditë ka shkëmbyer porosi edhe me deputetin dhe kryetarin e RDK-së, Vesel Memedi.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg