Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me nënkryetarin Abdush Demiri dhe anëtarin e kryesisë qendrore, Dervish Alimi, pritën në takim ambasadorin Francez, Christian Timonier.
Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik në vend pas ndryshimeve kushtetuese dhe votimit të Marrëveshjes së Prespës. Proceset integruese janë shumë të rëndësishme për vendin dhe çdo pengesë që do krijohej do të ishte në dëm të procesit. Kryetari Kasami shprehu gadishmërinë e Lëvizjes BESA për përkrahjen e integrimeve dhe vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s.
Të dy palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.