Ballina Diaspora Si e pushtuan Italinë sipërmarrësit shqiptarë

Si e pushtuan Italinë sipërmarrësit shqiptarë

Nga Alfred Peza

Për ta kuptuar se shqiptarët në këto 30 vjet, ia kanë dalë ta shfrytëzojnë maksimalisht mrekullinë e lirisë, nuk mjafton vetëm që të tregosh shembujt nga sporti e arti.

Mediat italiane raportojnë se sipërmarrësit shqiptarët janë ndër komunitetet e huaja që mbajnë peshën më të madhe ekonomike.

Vetëm në vitin 2017, xhiro e tyre arrin në rreth 4 miliardë euro/ vit, ose mbi 30% e GDP së Shqipërisë.

Vetëm në rikonstruksione dhe instalime, si pjesë e industrisë së ndërtimit, numërohen rreth 20 mijë sipërmarrës me origjinë shqiptare, nga 31 670 aktivitete që janë në total.

Publicitet

Qytetet me më shumë biznese shqiptare janë Firenze dhe Pistoia. 99% e tyre kanë shkuar me skaf duke nisur gjithçka nga zero.

Pas kësaj, eja dhe thuaj se shqiptarët janë dembela po deshët…