Ballina Diaspora Humbi jetën në SHBA duke e shpëtuar një fëmijë, 40-vjeçarit i jepet...

Humbi jetën në SHBA duke e shpëtuar një fëmijë, 40-vjeçarit i jepet lamtumira e fundit sot në Drenas (VIDEO+FOTO)

Në varrezat e Drenasit këtë të shtunë do të varroset 40-vjeçari, Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00, njofton Klankosova.tv.

40-vjeçari vdiq tragjikisht derisa po e shpëtonte një fëmijë në det teksa ditë më parë familjarët e tij treguan se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit”, deklaruan ata për Klankosova.tv.

Të nderuar të afërm miq dhe dashamirë,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se nesër me datën 29.04.2023 në ora 15:00 në varrezat (Drenas) bëhet varrimi i të ndjerit Adem Halim Qorri.
Le të mblidhemi nesër për ti dhënë lamtumiren e fundit heroit, babit, djalit, vëllaut dhe shokut tonë të dashur.

Adem Qorri vdiq në Florida duke e shpëtuar shokun e djalit, flasin familja nga Drenasi

Mëngjesi i 26 marsit për familjen Qorri nga Drenasi filloi me fitore por përfundoi me tragjedi. 40-vjeçari nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën  teksa po e shpëtonte një fëmijë nga uji.

I ndjeri së bashku me ekipin e të birit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit.

Për IndeksOnline janë deklaruar nga familja Qorri, ku edhe kanë treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.

Ata kanë bëre të ditur se trupi i tij është nxjerr nga uji pas 20 minutave por i njëjti ka qenë pa shenja jete.

Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews