Njollat kafe dhe rrudhat janë problemet më të mëdha të fytyrës, veçanërisht për gratë. Ato përdorin shumë produkte kozmetike, që në fakt nuk japin gjithmonë efektin e dëshiruar. Përpos të gjithave, ato janë edhe shumë të kushtueshme.
Por, ju mund të parandaloni rrudhat dhe të hiqni njollat kafe vetëm me këtë recetë të bërë vetë në shtëpi. Ajo pastron lëkurën dhe e bën atë elastike, duke e furnizuar me të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme. Për më tepër, kjo maskë i jep një shkëlqim natyral.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
2 thelpinj hudhër
2 lugë argjile pluhur
Përgatitja:
Qëroni hudhrat dhe shtypini mirë derisa të bëni pure. Ngrohni mjaltin dhe më pas hidheni në një tas të vogël. Shtoni hudhrat dhe pluhurin e argjilës dhe përziejini mirë.
Nëse përzierja është e trashë, shtoni pak vaj ulliri. Pastroni fillimisht fytyrën dhe më pas aplikoni maskën. Lëreni të veprojë për 30 minuta. Pastaj lajeni fytyrën e ujë të ngrohtë./E.B-dritare.net