Tragjedia që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në autustradën Shkup-Tetovë që përfshiu 13 vdekur dhe shumë tjerë të lënduar ka prekur edhe biznismenin nga Tetova, Lazim Destani.
Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk”, duke uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve tjerë në këtë aksident.
“Me dhembje të thellë e mora lajmin tronditës mbi aksidentin me pasoja tragjike të autobusit në autostradën Shkup-Tetovë. Shumë i prekur nga kjo ngjarje e dhimbshme, ngushëllimet e mia ua përcjell familjeve që humbën më të dashurit e tyre ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit nën përkujdesjen maksimale të mjekëve.Lutjet dhe mendimet e mia në këto momente janë me ta”, ka shkruar Lazim Destani.