Thotë se tani është mirë, por nata e mbrëmshme ka qenë e gjatë dhe me dhimbje për 49 vjeçarin Lulzim Dalipi, i punësuar në Fondin Pensional, i cili në 13 shkurtin e kobshëm ka qenë duke u kthyer nga una në shtëpinë e tij në Gostivar, përcjell FLAKA.
https://youtu.be/Kxu1wmYuCcA
Kur ka ndodhur tragjedia ka tentuar të flejë në autobus, por kjo i është kthyer në fotografi tmerri të cilat kanë pasuar me thirrje dhe piskama nga lëndimet. Dalipi punon në Fondin Pensional që nga viti 2004, sizakonisht k audhëtuar me veturë, por mbrëmë siç edhe disa herë tjera i ka ndodhur, është kthyer me autobus.
“Aq sa mbajë mend, pasi pompës së benzinës 7 Vëllezërit u kthye majtas, deri aty isha në vetëdije, goditi pankinat, u rrotullua dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Disa njerëz me veturë private më dërguan në spital”, thotë Dalipi.
Ndërkohë që ka udhëtuar në pjesën e pasme të veturës, ai ka qenë në vetëdije, kështu ishte edhe mëngjesin e sotëm kur foli parra gazetarëve i shtrirë në krevat.
“Mirë jam, i vetëdijëshëm, kam dhimbje në kurriz dhe kam brinjë të thyer”, thotë më tej Dalipi.
Dalipi është mesin e atyre pak personave me lëndime më të lehta të cilët ende mbahen në spital.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- CDC: Po monitorojmë rrezikun e murtajës në Rusi, jemi të përgatitur për çdo kërcënim
- “Pyetja nuk është nëse, por ku”: Popullsia e Gjermanisë do të tkurret deri në vitin 2045
- Wolfgang Ischinger: “Na pret vjeshta më e rrezikshme deri më tani”
- Ëndrra për jetën e përjetshme po kthehet në një biznes miliardash
- Marrëdhëniet ndërnjerëzore do të jenë çelësi i suksesit














