Kina tashmë shet më shumë automjete elektrike sesa gjithë pjesa tjetër e botës bashkë.
Gjithashtu ka edhe një listë të gjatë të kategorive që mund të zgjidhni, përfshirë autobusë të mëdhenj, makina sportive, motoçikleta dhe skuterë.
Një nga kategoritë më të nxehta në atë listë janë “makinat e vogla”. Këto makina të vogla kushtojnë vetëm $ 1,000, në Kinë të paktën, dhe nuk keni nevojë për patentë shoferi për t’i përdorur ato.
Cila është hileja? Shpejtësia e tyre më e madhe është më pak se 40 km për orë dhe ato përdoren me bateri të lira të plumbit dhe nuk kanë aspak mbrojtje nga përplasjet.
Kjo nuk është shumë shqetësuese për përdoruesit kinezë, të cilët i blejnë këto automjete elektrike me shpejtësi të ulët (LSEVs ).
Prodhuesi i makinave elektrike katërvjeçare Kaiyun Motors mendon se mund të tundojë amerikanët dhe europianët për të blerë në mani.
“Makinat mini-elektrike janë më shumë se të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme të konsumatorëve”– tha Wang Chao, themelues i Kaiyun, për Bloomberg.
Kaiyun do të fillojë shitjen e makinave elektrike të “Pickman” në SHBA, Gjermani dhe Itali muajin e ardhshëm. Modeli bazë kinez shitet për 16,800 juan gati $ 2,500.
Versioni amerikan do të fillojë me 8,950 dollarë.
Nuk janë aq makina të shkëlqyera apo të larta dhe as marketingu tyre nuk është.
Makinat vijnë në gjashtë ngjyra, është mirë për të lëvizur edhe jashtë autostradave dhe mund të përshtatet me një “familje prej tre vetash”. Bateria zgjat deri në dhjetë orë për të ngarkuar.
Shpejtësia e saj më e lartë është 45 km në orë (28 milje në orë), dhe ka një kapacitet ngarkese prej 450 kg.
Pickman ka potencial për t’u përdorur në fermat, vendet e ndërtimit apo brenda distancave të shkurtra ku makina mund të përdoret gjatë ditës dhe të ngarkohet natën me një kosto më të ulët sesa një kamion me gaz.
Quartz