Manchester City pati sonte një natë magjike në Etihad Stadium, ku shembi Chelsean me një rezultat të thellë, 6 me 0. Djemte e Guardiolës vallëzuan në fushë, dhuruan spektakël dhe shënuan pa ndërprerje.
Që në 25 minutat e para, u pa qartë çfarë po ndodhte, kur City kaloi në avantazh të frikshëm 4 me 0. Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolës shënoi dy gola të tjerë. Me këtë rezultat, Manchester City kalon Liverpoolin dhe është në krye të tabelës, megjithëse me pikë të barabarta. Favori i ekipit të Klop është se kanë një ndeshje më pak, dhe kjo shërben si rezervë për të kapur sërish kryesimin./Gazeta Mapo/