20-vjeçari Edlir Reka, i cili mashtroi duke u shtirur si piktor me famë botërore në dy emisionet “Rudina” në televizionin “Klan” dhe “Ftesë në pesë” në “Top Channel”, thotë se në fakt ka qenë duke aktruar.
Ai thotë se gjithçka ka qenë një inskenim gjatë gjatë gjithë kohës ka luajtur rolin e një aktori të inflirtuar nga emisioni “Bypass Show” i “Vizion Plus”.
Sipas tij, gjithçka ka ndodhur me dijeni të plotë, për të provuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri.
Reka shprehet se nëpërmjet këtij roli, vërtetoi sesa “përtokë është gazetaria shqiptare” dhe është “kazan”, siç thotë edhe Edi Rama.
“Shkova une?! Jo!
Me ftuan?! Po!
Mashtrova?! Jo!
Aktrova?! Po!
Pse?!
Ishte viti i kaluar kur une mora guximin qe te beja kete gje.
BypassShow ne Vizon Plus me sygjeruan qe te isha i infiltruari i tyre, duke u treguar te tjereve nga Instagrami im, se isha nje artist me fame boterore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.
Ku eshte gabimi ketu? Gjithsesi, pse e bem kete gje? Stafi i Bay Pass e beri per te treguar se sa pertok eshte gazetaria shqiptare.
E arriten qe ta tregonim kete gje? Po!
Cfare me ben mua? Mashtrues!
“U demaskova” nga ata qe ne si staf te Bypass po demaskonim.
Une aktrova, ate qe me ishte caktuar.
Dhe e arrita.
Gazetaria bazohej vetem tek fjalet e nje 20 vjeçari qe po aktronte dhe nuk verifikuan asgje. Ku eshte gabimi yne ketu? Asgjekundi. Perseri i shtruan publikut shqiptar nje tryeze me ushqim te kalbur.
Vetem genjeshter pas genjeshtre.
Une dhe stafi i Bypass Show ia arritem qellimit!
Kryeministri @ediramaal tha : “Jeni nje kazan mediatik””, shprehet ai.
/javanews/