I dashuri i modeles së re nga Belfasti, Mairead O’Neil, e cila i dha fund jetës, ka folur publikisht për dhimbjen e humbjes së dashurisë së jetës. Sipas tij, Mairead i dha fund jetës pasi nuk mund të përballonte jetën pa nënën e saj.
Mairead vdiq në tetor të vitit të kaluar, pak kohë pasi kishte humbur nënën e saj të dashur nga kanceri i zorrëve.
Modelja premtuese nga zona e Belfastit, ishte vetëm 21 vjeç kur kreu aktin e rëndë.
I dashuri i saj, Keaton Moore, 28 vjeç, tha: “Mairead ishte e pabesueshme, ajo ishte kaq e veçantë. Ajo ishte ndryshe, i kishte të gjitha. Ajo ishte një model”.
Ai shtoi se nëse ajo do të kishte gjetur forcën brenda vetes, kjo nuk do të kishte ndodhur, “por ishte e tmerrshme të shihja një luftë të tillë”.
“Ajo thjesht nuk mund ta përballonte jetën pa mamanë. Vdekja e Mairead erdhi pak pasi festoi ditëlindjen e saj të parë pa nënën e saj”, tha ai.