Një nënë e re ka kryer një veprim të tmerrshëm duke u hedhur nga një urë. Jessy Paola Moreno Cruz, 32 vjeç, po mbante djalin e saj në krah kur u hodh nga një urë prej 100 metra dhe të dy gjetën vdekjen. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Ibague në zonën perëndimore kolumbiane.
Cruz, po mbante djalin 10-vjeçar, Maj Ceballos në buzë të urës ndërsa kërcënoi shërbimet e emergjencës të cilët i luteshin asaj të mos hidhej, por ajo nuk i ka dëgjuar dhe është hedhur, raporton Mirror.
Dëshmitarë në vendngjarje janë tmerruar teksa kanë parë 32-vjeçaren të hidhej së bashku me djalin.
“O Perëndii, ajo u hodh”. Ndërsa një tjetër punëtor i shërbimit të emergjencës pësoi shok.
Zjarrfikësi Rafel Rico, tha për median lokale: “Ata iu lutën asaj të mos hidhej dhe u përpoqën ta bindnin që të ndalej, por fatkeqësisht ajo mori vendimin fatal”. Rico shtoi se autoritetet lokale po kërkojnë për trupat e tyre.
Sipas mediave lokale, Jessy Paola Moreno Cruz kishte probleme financiare dhe së fundi ishte dëbuar nga shtëpia e saj, pasi nuk kishte para për të paguar qiranë./tvklan.al