Princ Philipi vendosi të heqë dorë nga patenta në moshën 97-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Buckingham Palace. Me sa duket Duka i Edinburgut pas aksidentit të ndodhur pak javë më parë ka reflektuar dhe ka vendosur të heqë dorë nga patenta.
Kujtojmë që më 18 janar makina e tij tip Land Rover u përplas me një tjetër në të cilën ndodhej një grua dhe një fëmijë. Princi nuk u lëndua nga aksidenti, ndërsa Emma Fairweather nënë e një fëmije pësoi lëndime më të mëdha.
Kjo e fundit në një deklaratë për mediat pak ditë pas aksidentit ka thënë se princ Filipi, i cili ishte dhe shkaktari i aksidentit, nuk i kishe kërkuar as falje për gjithçka ndodhi. Pas shumë kritikave që mori, ai i shkroi një letër në të cilën thuhej se ndihej shumë i pikëlluar për aksidentin.