Qebapët e Bosnjës janë listuar si pjata e tretë më e popullarizuar në botë, trasnmeton Gazeta Metro.
Portali www.tasteatlas.com ka publikuar një listë të 100 pjatave më të mira në botë, ndërsa qebapët boshnjakë kanë zënë një pozitë të respektuar. Madje, sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, ky specialitet llogaritet të jetë pjata e tretë më e popullarizuar në botë.
Po sipas mediumit në fjalë, në vend të parë, si pjata më e popullarizuar është Khachapuri, nga Gjeorgjia.
“Pavarësisht prejardhjes së tyre të qartë turke, qebapët e boshnjakëve janë një burim i krenarisë së madhe kombëtare dhe një pjatë e preferuar në vend. Këto salcice të vogla, të mbështjella me dorë nga mishi i grirë zakonisht përgatiten nga një përzierje e mishit të tjerë, me një përzierje të erëzave të ndryshme. Zakonisht ka hudhër, piper i zi, nganjëherë speca”, thuhet të jetë shkruar në përshkrim.
Megjithatë, në një listë të fundit të këtij portali, qebapët janë vendosur në vendin e tretë.
Ndryshe, edhe pse jo të radhitura lartë, portali në fjalë ka të përfshirë edhe dy specialitete nga Kosova – bëhet fjalë për “Tespishten” dhe “Djathin e Sharrit”. /gazetametro.net