Nehat dhe Rami Pajaziti janë vetëm dy heronjtë të cilët të mërkurën kur ndodhi aksidenti ishin nga të parët që u kanë ndihmuar të lënduarve të autobusit. Monika Naumovska, bashkëshortja e njërit nga udhëtarët e lënduar ka shpërndarë, tregimin e tyre heroik.
Ajo shkruan se, bashkëshorti i saj është në spitalin “8 shtatori” për kurim, por arsyeja pse ka vendosur të shkruaj për rastin është diçka tjetër.
“Jam këtu duke pritur në spital që herët në mëngjes, ndërsa këtu janë edhe tre persona- një nënë, babai dhe motra. Babai më tha ‘Djali im po operohet ngase është lënduar duke kërcyer nga rruga për t’i ndihmuar të lënduarit. Nuk ka mundur të supozon në errësirë se është lartë 4-5 metra. E ka thyer krahun, megjithatë dëshironte të ju ndihmon të lënduarve dhe i nxirrte së bashku me mua. Ju tregova një fotografi nga bashkëshorti im dhe tha: ‘Po, këtë e kemi nxjerr në mesin e të parëve. Keni pasur shumë fat’. Falënderoj Zotin që e ka ruajtur bashkëshortin tim, por edhe këtyre personave të mëdhenj dhe heronj, Nehat Ahmeti dhe Rami Pajaziti. Lutem tek Zoti që me lehtësi të kaloj operimi. Falënderoj të gjithëve që kanë ndihmuar pa kursyer veten”, shkruan Monika Naumovska, në rrjetin social facebook, transmeton SHENJA.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Korrik 2025
- Një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë arrestuar për kryerje të sulmit seksual ndaj dy vajzave të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë
- Goditja nga nxehtësia/ Mjekët paralajmërojnë për simptomat më pak të njohura dhe mënyrat për t’u mbrojtur!
- Europa përfshihet nga një valë nxehtësie që po kalon nga Perëndimi në Lindje, viktima në Francë, Spanjë dhe Itali
- P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai monstër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë! Nga ekspertiza u vërtetua se ka kryer disa herë marrëdhënie me të bijën
@tetovanews
@tn.lajmelokale